Malesia Security Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Malesia Security Team


 
ForumPortalGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

Dhjet ushqzesit...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR
mst


Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

Dhjet ushqzesit... Vide
MesazhTitulli: Dhjet ushqzesit...   Dhjet ushqzesit... Icon_minitimeWed Dec 24, 2008 1:28 pm

Dhjetë ushqyesit kryesorë për një trup vital
Për të pasur një trup sa më vital duhet zgjedhur edhe ushqimet e duhura, ndërsa ekspertët e dietave kanë zgjedhur dhjetë ushqime, të cilat janë tejet të rëndësishme për të pasur një trup seksi. Ja cilat janë ato

1- Karota
Në trupin tonë, Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është e shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.

2- Vitamina B12
Vitamina B12 luan rolin kryesor në prodhimin e AND-së, pjesës ndërtuese të gjeneve në trupin tonë dhe në vazhdimësinë e shëndetshme të nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Vitamina B12 është e lidhur me proteinat dhe është e domosdoshme për ecurinë normale të organizmit tonë. Ajo gjendet në disa ushqime të konsumit të përditshëm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumështi janë të pasura me B12.

3- Kromi
Kromi është i nevojshëm për organizmin për të kryer procesin e shndërrimit të ushqimeve në energji të përdorshme, duke ndihmuar insulinën për prodhimin e glukozës. Pavarësisht nga problemet që sjell tepria e kromit dhe rënia në peshë që shkaktohet prej tij, përsëri trupi ka nevojë për të. Rekomandimi ditor për të rriturit është 50 deri 200 mcg. Burimet më të mira të kromit janë gjithë produktet e drithërave, buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.

4- Vitamina K
Vitamina K është e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët të cilët ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh, duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës K është 90 mikrogramë për femrat dhe 120 mikrogramë për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojës, vaji i ullirit dhe domatja.

5- Potasiumi
Potasiumi është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe në procesin e tretjes. Ushqimet të cilat përdoren në gjendjen e tyre origjinale janë më të shëndetshme, kështu duhet të përzgjidhen ato më të mirat dhe që mund të përdoren më shpesh, veçanërisht frutat dhe perimet, produktet e qumështit, drithërat, peshku dhe mishi.

6- Magnezi
Për disa nga proceset bazë të organizmit është i nevojshëm magnezi, i cili vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë nga ushqimet që konsumojmë. Gjatë një ditë-nate është i nevojshëm rreth 300 mg/ditë për femrat dhe 350 mg/ditë për meshkujt. Minerali i magnezit është i gjendur tek avogadot, arrat, lajthitë, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.

7- Vitamina C
Kërkimet e vazhdueshme kanë treguar se vitamina C është e përbërësi kryesor i kolagjenit, përbën materialin strukturor të kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut dhe inde të tjera të trupit. Sasia ditore e rekomanduar është 90 mg për meshkujt dhe 75 mg për femrat. Por, trupi mund të përthithë maksimalisht rreth 400 mg në ditë. Vitamina C gjendet tek portokalltë, qershitë, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.

8- Vitamina D
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave. Kjo vitaminë vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten për ndërtimin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU për të rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu për fëmijët. Për të përvetësuar nevojat ditore me vitaminë D ne drejtohemi tek qumështi dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, përfshirë edhe harengat e sardelet.

9- Zinku
Zinku është i pranishëm pothuajse në çdo qelizë të trupit. Ai ndihmon në rritjen e shëndetshme të trupit, në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit të testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar për zinkun është 11 mg për meshkujt dhe 8 mg në ditë për femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i viçit, gjel deti, mishi i pulës, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.

10- Vitamina E
Shkencëtarët nuk kanë paraqitur akoma një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe funksionin e vitaminës E në organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnë se ajo luan rol në funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-së, formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe në përthithjen e vitaminës K. Kjo vitaminë gjendet në vajin e kokrrave të grurit, farat e lulediellit, në spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mst-crew.albanianforum.net

Dhjet ushqzesit...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Biologjia -