mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Sociologjia Wed Dec 24, 2008 12:23 pm |
|
|
Historia dhe zanafilla e Sociologjisë
Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, <b>****</b>l Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.
Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).
Përkufizime
Nga shpjegimi i kuptimit dhe i përmbajtjes se sociologjisë buron edhe vetë përkufizimi i saj. Disa nga këto përkufizime janë:
* "Sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore" (Earl Babbie, 1983) * "Sociologjia është studim sistematik i shoqërisë njerëzore" (John Macionisin & Ken Plummerin, 1998) * "Sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike te studimit dhe vlerësimit te teorive nën driten e fakteve dhe argumenteve logjike" (Anthony Giddens) * "Sociologjia është një studim sistematik i jetës shoqërore, grupeve shoqërore dhe shoqërive, me theks te veçantë në shoqëritë moderne, te industrializuara" (N. Fanuko, 1997)
Ndarja e Sociologjisë
Sociologjia në një ndarje të thjeshtë ndahet në:
Sociologjia e përgjithshme
Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.
Sociologjitë e veçanta
Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.
Metodat Sociologjike
Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon:
* Metodat Kualitative
* Metodat Kuantitative
* Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)
Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).
Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton
Makrosociologjia
* Sociologjia Marxiste * Strukturalizmi * Funksionalizmi * Strukturfunksionalizmi * Teoritë Kritike * Teoritë Sistemore * Teoritë Kulturore
Mikrosociologjia
* Sociologjia e Konfliktit * Interaksionizmi Simbolik * Dinamika e Situates * Sociologjia e Fenomenit * Individualizmi Metodologjik * Sociologjia Figurative * Etnometodologjia
Mesosociologjia
Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.
Sociologë të rëndësishëm
* Theodor W. Adorno * Auguste Comte * Émile Durkheim * Norbert Elias * Michel Foucault * Jürgen Habermas * Paul Lazarsfeld * C Wright Mills * <b>****</b>l Marx * Vilfredo Pareto * Talcott Parsons * Georg Simmel * Herbert Spencer * Ferdinand Tönnies * Max Weber __________________ |
|