mix4mix
AdMiNiStRaToR
Age :
Registration date : 27/12/2008
Numri i postimeve : 99
RanK : AdMiNiStRaToR
|
Titulli: Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA Sun Jan 04, 2009 7:43 am |
|
|
Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA
Interneti gjatë vitit 2008 është bërë burimi i dytë i informacionit për amerikanët dhe kjo është hera e parë që ky medium elektronik ka tejkaluar ato të shkruara.
Televizioni, megjithatë, edhe më tutje mbetet mediumi më i privilegjuar, ka dëshmuar anketa të cilën e ka kryer Qendra amerikan për hulumtime "Pew".
Rreth 40 për qind e amerikanëve thonë se për informata fillimisht konsultojnë internetin, e për dallim nga ata 35 për qind të cilët përcaktohen për leximin e gazetave.
Anketa dëshmon për përparimin spektakolar të internetit në këtë drejtim prej vitit 2007 në atë 2008.
Numri i shfrytëzuesve të rrjetit botëror si burim i informacionit është rritur për 16 për qind, derisa tek gazetat që disa vite po shënohet rënie e ngadalshme e lexuesve.
Televizioni mbetet burim kryesor i informimit me 70 për qind të amerikanëve. Tek personat më të ri se 30 vjeçar, numri i atyre të cilët i japin përparësi televizionit ka rënë në 59 për qind, që është 9 për qind më pak sesa në hulumtimin e kryer në muajin shtator në vitin 2007.
Në anketën e Qendrës hulumtuese Pew, të publikuar më herët gjatë këtij muaji, janë përfshirë 1.489 njerëz, kanë transmetuar agjencitë botërore të lajmeve. |
|