mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Hakerët shqiptarë u hakmerren atyre serbë Fri Jan 09, 2009 5:43 am |
|
|
“Mos hyni në Lojë nëse nuk dini me lujt Lojen” – është porosia të cilën hakerët e grupit “Albanian and Kosova Hackers Group”, ua kanë përcjellë hakerëve serbë – në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë.
Hakerët shqiptarë nga “Albanian and Kosova Hackers Group”, në këtë mënyrë ua kanë kthyer “borxhin” hakerëve serbë – që ishin paraqitur si grupi “CoNsT”, e të cilët të mërkurën dhe të enjten kanë sulmuar ueb-faqen e Entit të Statistikës së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave – dhe kishin shkruar parulla të llojit, “Kosova është zemra e Serbisë”. “Boni selam grupit ‘CoNsT’ dhe thuani mos t'jau djegum sikur ‘UJC’-es. KHG ala nuk ka dek, mos na detyroni me ju kthy zanatit te vjeter ;-)”, kanë porositur hakerët kosovarë, “kolegët” e tyre serbë. Hakerët shqiptarë kohëmë parë kishin thyer ueb-faqen e presidenti serb Boris Tadiq – që ishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore në Serbi – pastaj ueb-faqet e disa ministrive, medieve dhe firmave serbe. /Telegrafi/ |
|
mix4mix
AdMiNiStRaToR
Age :
Registration date : 27/12/2008
Numri i postimeve : 99
RanK : AdMiNiStRaToR
|
Titulli: Re: Hakerët shqiptarë u hakmerren atyre serbë Sun Jan 18, 2009 4:34 am |
|
|
KHG the best |
|