Malesia Security Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Malesia Security Team


 
ForumPortalGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

Buja e madhe për "pasionet e Isait (Jezusit)" -2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR
mst


Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

Buja e madhe për "pasionet e Isait (Jezusit)" -2 Vide
MesazhTitulli: Buja e madhe për "pasionet e Isait (Jezusit)" -2   Buja e madhe për "pasionet e Isait (Jezusit)" -2 Icon_minitimeWed Dec 24, 2008 12:26 pm

Buja e madhe për "pasionet e Isait (Jezusit)" -2

Isai nuk ka vdekur, por është në prani të Zotit.Kur'ani tregon se pabesimtarët planifikuaj një komplot për t'ia marrë jetën Isait. Mirëpo, ata dështuan, për këtë Kur'ani shpallë:

E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Kur'an, 3:54)

Siç tregon ajeti, ata kurdisën dhe shkuan për të vrarë Isain. Mirëpo, komploti i tyre dështoj e ata e mbytën një që i ngjante atij. Gjatë kësaj ngjarje, Zoti e ngriti Isain në pranin e Tij:

Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. (Kur'an, 4:157)

Ajeti pasues për procesin e ngritjes thotë si në vijim:

All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm. (Kur'an 4:158)

Realiteti i shpallur në ajet është i qartë. Ata që tentuan të mbysin Isain nuk arritën. Shprehja "por atyre u përngjau" e shfaq këtë fakt. Zoti u paraqiti atyre një që i përngjante atij dhe e ngriti Isain pranë Tij. Zoti ynë gjithashtu tregon se ata që kanë pretenduar ashtu nuk kanë pasur njouri për të vërtetën.

Isai nuk është mbytur.

E vërteta, e treguar qartë në Kur'an dhe hadithe (thënje) të pejgamberit tonë (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), është se Isai është ende gjallë dhe do të kthehet në tokë në fund të kohëve.

ISAI DO TË KTHEHET NË TOKË

Në javet e fundit tema kthimi i Isait në tokë ka zgjuar interesim të madh në botë. Për të mësuar të vërtetën për këtë çështje, natyrisht duhet të studiohen argumentet në Kur'an.

Në Kur'an është një e dëshmi e rëndësishme në lidhje me ardhjen e dytë të Isait. Kjo mund të tregohet si në vijim:

1. "... E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit..."

Ajeti i parë që tregon kthimin e Isait është dhënë më poshtë:

(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit". (Kur'an, 3:55)

Zoti e përmend se një grup i pasuesëve të vërtetë të Isait do të dominojnë me jobesimtarët deri në ditën e ringjalljes. Isai nuk ka pasë shumë pasues gjatë kohës ës tij në tokë dhe, me procesin e ngritjes së tij, feja që ai e ka sjellur është degjeneruar shpejt. Pas dy shekujve, ata që kanë besuar në Isain janë shtypur për shkak se ata nuk kishin fuqi politike. Prandaj, ne nuk mund të themi se të krishterët e hershëm kanë dominuar me jobesimtarët në kuptimin e treguar nga ajeti i mësipërm.

Sot, krishterizmi është larguar aq shumë nga gjendja e tij origjinale saqë më nuk i ngjan fesë së mësuar nga Isai. Në këtë rast, "E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit" bartë një porosi të qartë: duhet të jetë një grup i pasuesëve të Isait që do të ekzistojnë deri në ditën e fundit. Grupi i tillë do të shfaqet në ardhjen e tij të dytë, dhe ata që e pasojnë atë në atë kohë do të dominojnë me jobesimtarët deri në ditën e fundit.

2. " Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet..."

Në Kur'an ne lexojmë se:

Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre. (Kur'an, 4:159)

Fraza "Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet" është shumë interesante. Disa dijetarë besojnë se "atij/atë" në këtë ajet i referohet Kur'anit në vend të Isait, dhe kështu që e kuptojnë se nënkupton se idhtarët e librit do të besojnë në Kur'an përpara se të vdesin. Mirëpo, është e padyshimtë se fjala e njëjtë në dy ajetët paraprirëse i referohen Isait.

Një pikë tjetër që duhet të bëjmë këtu ka të bëjë me interpretimin e "para vdekjes së vet". Disa besojnë se kjo qëndron për idhtarët e librit "që t'i besojnë Isait përpara vdekjes së tyre". Sipas kësaj pikpamje, çdokush nga idhtarët e librit përfundimisht do t'i besojnë Isait përpara se ai ose ajo të vdes. Por deri tani, miliona të idhëtarëve të librit kanë jetuar dhe kanë vdekur pa besuar kurrë në Isain. Prandaj, ajeti nuk flet për vdekjen e këtij grupi, por më parë për vdekjen e Isait. Në fund, realiteti i treguar nga Kur'ani është ky: "përpara se të vdesë Isai, të gjithë idhtarët e librit do të besojnë në atë".

Kjo mund të jetë e mundshme vetëm me kthimin e Isait në tokë dhe të gjithë idhëtarët e librit të besojnë në të gjatë kësaj jete të dytë. Kjo në të vërtetë është premtimi në hadithe. (Vetëm Zoti e dinë të sigurtën).

3. " E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit)..."

Në Kur'an ne jemi informuar për kthimin e Isait në tokë. Ky ajet thotë se Isai ëhtë parashenjë e momentit:

E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë. (Kur'an, 43:61)

Dijetarët e mdhenjë të Islamit e interpretojnë këtë përemër si referim për Isain, një mendim që ata e bazojnë në ajetet tjera kur'anore dhe në hadithe. Në komentarin e tij, Elmalili Muhammad Hamdi Yazir shkruan se:

S'ka dyshim ai (Isai) është parashenjë e momentit, ai që deklaron se momenti do të vijë, se të vdekurit do të ringjallen dhe do të ngriten, për shkak të mrekullisë së ardhjes së dytë të Isait dhe mrekullisë së tij të ringjalljes së të vdekurit, së bashku me shpalljen e tij se të vdekurit do të ngriten, dëshmojnë se dita e gjykimit është e vërtetë. Sipas haditheve, arritja e tij është parashenjë e ditës së fundit. (Elmalili Muhammad Hamdi Yazir, Kuran-i Kerim Tefsiri (tefsir i Kur'anit);
Isai jetoj gjashtë shekuj përpara shpalljes së Kur'anit. Prandaj nuk mund të konsiderojmë jetën e tij të parë si parashenjë të ditës së gjykimit. Ajeti thotë se Isai do të kthehet në fund të kohëve ose, me fjalë tjera, gjatë periudhës së fundit të kohës përpara ditës së gjykimit. Në këtë kontekst, kthimi i tij është parashenjë e arritjes së afërt të momentit. (Zoti e dinë më së miri).

4. " Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin."

Ajetet 45-48 të surës së 3-të tregon se Zoti do t'i mesoj Isait "Librin", Tevratin dhe Inxhillin. Siç duket, ky liber në fjalë është shumë i rëndësishëm. Shprehja e njëjtë është përdorur edhe në ajetin e dhënë më poshtë:

All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin..." (Kur'an, 5:110)

Kur të shqyrtojmë si përdoret "libri" këtu, ne e shohim se në të dy rastet i referohet Kur'anit. Ajetet tregojnë se pas Tevratit, psalmave dhe Inxhillit, Kur'ani është libri përfundimtar i shenjët. Edhe një ajet tjetër e përdorë "librin" për të simbolizuar Kur'anin, pas përmendjes së tevratit dhe Inxhillit. (Kur'an, 3:2-3)

Në këtë rast, Kur'ani është libri i tretë që do të mesojë Isai. Por kjo do të jetë e mundshme vetëm kur ai të kthehet në tokë, pasi që ai jetoj 600 vite përpara shpalljes së Kur'anit. Edhe hadithët tregojnë se Isai do të sundoj me Kur'an, e jo me Inxhill, në ardhjen e tij të dytë. Kjo korrespondon me kuptimin e ajetit. (Allahu e di më së miri).

5. "Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit."

Ajeti "Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit." (Kur'an, 3:59) gjithashtu mund të tregoj kthimin e Isait. Dijetarët musliman që kanë shkruar komentare kur'anore theksojnë se ky ajet tregon faktin se të dy pejgamberët nuk kanë pasur baba, për shkak se Zoti i krijoj të dytë me urdhërin "Bëhu!" Mirëpo, ajeti mund të ketë edhe një kuptim tjetër: sikur që është dërguar në tokë Ademi nga prania e Zotit, Isai mund të dërgohet në tokë nga prania e Zotit në kohët e fundit. (Vetëm Zoti e di të sigurtën).

6. "... ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë..."

Edhe surja Merjem përmend vdekjen e Isait në ajetin vijues:

Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!" (Kur'an, 19:33)

Kur është konsideruar ky ajet në lidhje me ajetin 55 të surës Ali-Imran, shfaqet një realitet i rëndësishëm: derisa surja Ali-Imran thoshte se Isai është ngritur në prani të Zotit e nuk e përmend se ai ka vdekur ose se është mbytur, surja Merjem flet për ditën në të cilën ai do të vdesë. Kjo vdekja e dytë mund të jetë e mundshme vetëm pasi ai të kthehet dhe të jetoj në tokë për një periudhë kohore. (Vetëm Zoti e dinë të sigurtën).

7. "... e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë)…"

Një pjesë tjetër e dëshmisë për kthimin e Isait është fjala kahlaan, e përdorur në suren El-Maide 5:110 dhe suren Ali-Imran 3:46. këto ajete thonë:

All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë) (kahlaan)..." (Kur'an, 5:110)

E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur (kahlaan) e që është nga të përsosurit. (Kur'an, 3:46)

Kahlaan, që është përdorur vetëm në këto dy ajete, vetëm në lidhje me Isain, dhe për të shprehur moshen madhore të Isait dmth "dikush ndërmjet 30 dhe 50 vjetëve, dikush që nuk është më i ri, dikush që ka arritur moshen e përsosur." Dijetarët Islam pajtohen se simbolizon moshen prej 35 viteve ose më tepër. Ata i bazojnë pikpamjet e tyre në hadithin e treguar nga Ibn Abbasi se Isai është ngritur në prani të Zotit në të tridhjetat e hershme të tij, dhe se ai do të jetojë 40 vite kur ai të kthehet. Prandaj, ata sugjerojnë se ky ajet është dëshmi për kthimin e Isait, pasi që mosha e tij e vjetër do të ndodhë pas ardhjes së tij të dytë. (Muhammed Khalil Herras, Fasl al-Maqal fi raf`i `Isa hayyan wa nuzulihi wa qatlihi ad-Dajjal (Cairo: Maktabat as-Sunnah, 1990), 20.)

Shkurtimisht, mrekullia e ardhjes së dytë të Isait, e treguar në numër të madh të haditheve, përmendet edhe në Kur'an.

Isai nuk ka vdekur, dhe do të kthehet përsëri në tokë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mst-crew.albanianforum.net

Buja e madhe për "pasionet e Isait (Jezusit)" -2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Shkencat e tjera natyrore -