Malesia Security Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Malesia Security Team


 
ForumPortalGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

Trauma psikike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR
mst


Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

Trauma psikike Vide
MesazhTitulli: Trauma psikike   Trauma psikike Icon_minitimeWed Dec 24, 2008 12:36 pm

Trauma psikike

Termi traumë rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe ka domethënien e plagës,të lëndimit,të tronditjes së rëndë organike ose psikike të njeriut,që mund të shkaktojë rrjedhime të rënda për zhvillimin organik ose psikik të njeriut.Me këtë domethënie traumat ndahen në dy grupe: trauma fizike ose organike dhe në trauma psikike ose psikotrauma.

Megjithëse në mjekësi termi traumë emërton të thuash çdo lëndim ose plagë fizike apo organike,trauma kraniocerebrale ka trajtim të posaçëm,sepse lëndimi i kreut dhe i trurit lë pasoja të rënda organike dhe psikike për njeriun.Mirpo, trauma kranicereblare(plaga e kokës dhe e trurit),trauma e të dëgjuarit,trauma e lindjes,traumatopnea etj.,i përkasin grupit të traumave organike,me të cilat merret mjekësia.

Psikologjia,sidomos psikologjia shëndetësore dhe higjiena mentale merren me gjurmimin e traumave psikike ose psikotraumave.Trauma psikike ose psikotraumat janë përjetime ngjarjesh e situatash me dhembje të thella,që i shkaktojnë rrjedhime negative të përhershme individit të caktuar.Ngjarjet dhe situatat ngacmuese të psikotraumave janë të shumëllojshme dhe dallohen nga të tjerat me intesitetin e lartë të ndikimit dhe të përjetimit të tyre,sikurse edhe me vlerësimin e rrezikut të madh që shkakton ngacmuesi traumatik.Në këto raste mekanizmat mbrojtës së individit dhe ata të përshtatjes së tij me mjedisin e me ngacmues traumatikë nuk e kanë arritur shkallën e duhur të pjekurisë dhe përjetimi i ngacmuesve traumatikë lë pasoja të përhershme tek individi.Pasojat e këtilla kanë <b>****</b>akter psikik dhe nuk përkojnë me pasojat organike të trurit ose të pjekësve të tjera të organizmit të njeriut.

Ngacmues traumatikë janë :zjarri që asgjëson shtëpinë e një familjeje,vërshimet e mëdha të ujit të një lumi,që asgjësojnë grurin gati të pjekur në arë,rrushin në vreshtë para vjeljes,fatkeqësia e madhe automobilistike,ku kanë humbur jetën dy e më shumë veta dhe janë lënduar shumë të tjerë,vdekja e nënës,e babait, e fëmijës,e bashkëshortit ose e bashkëshortës,e personit të dashur,lufta e armatosur etj.Nga pasojat e ndikimit që ushtrojnë këto situata e ngjarje në personin e caktuar,personi nuk arrin të lirohet.Nga përvoja traumatike njeriun e kaplon frika edhe në situata të ngjashme me situatën,që ka shkaktuar traumë ose psikotraumë.

Mirëpo,në literaturën psikologjike përmendën edhe pasoja të tjera të traumave ose të psikotraumave.Te disa persona shfaqet mosinteresimi për mjedisin e tij edhe për ndryshime të atij mjedisi,humbje e gatishmërisë dhe e vullnetit për punë,dobësim i kujtesës dhe i mendimit etj.
Por ,te psikotraumat ekzistojnë dallime të mëdha individuale.Neuroza truamatike është forma më e shpeshtë e pasojave psikotraumave të individit.Neuroza traumatike janë vështirësi dhe pengesat e njeriut,që ka përjetuar psikotraumë,dhe tash dobësohet fuqia e komunikimit me të tjerët dhe bllokohet në kryerjen e punëve të rëndomta,sidomos të atyre profesionale.

Psikotraumat e luftës janë forma të veçanta të psikotraumave që lënë pasoja të rënda psikike dhe sociale te njeriu.Luftëtari i dikurshëm gjendet nën ndikimin e përvojës së tij në front të luftës dhe zhurmën e aeroplanit të ushtarëve e përjeton rëndë,me brengosje, me frikë,me pamundësi koncetrimi në punë etj.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mst-crew.albanianforum.net

Trauma psikike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Shkencat e tjera natyrore -