mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Cka eshte kimia ? Wed Dec 24, 2008 12:47 pm |
|
|
Cka eshte Kimia ( SHIQOJE ) Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies.
Disiplina të kimisë * Kimia organike * Kimia inorganike * Kimia fizike * Kimia analitike * Biokimia * Kimia farmaceutike * Kimia industriale * Kimia ushqimore
Disiplina të tjera Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.
Konceptet bazë Atomet dhe molekulat
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.
* Struktura e atomit * Tabela periodike * Numri atomik, masa atomike, numri i mases * Metalet, Jometalet, Gjysmemetalet, Gazet e dobet * Molekula dhe struktura molekulare * Jonet, anionet dhe kationet * Formula kimike, Izomeria, Kiraliteti * IUPAC, Emertimi kimik Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare
Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.
* Lidhja kimike * Lidhja jonike * Lidhja kovalente * Lidhja hidrogjenore * Forcat e Van der Valsit Përbërjet kimike
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.
* Përbërja kimike * Përbërja molekulare * Përbërja organike * Përbërja jonike * Acidet * Bazat * Oksidet * Kripërat Gjendjet agregate
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë faza. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.
* Gjendjet e materies * Gazet * Lëngjet * Të ngurtat * Tretësirat Ligjet e kimisë dhe fizikës
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
* Ligji i ruajtjes së masës * Ligji i veprimit të masës * Ligji i gazeve ideale * Ligji i Hesit * Ligji i Gei-Lysakut * Ligji i Van der Valsit * Ligji i Daltonit * Ligji i Henrit * Parimi Le Chatelier * Ekuilibri kimik Mekanika kuantike
Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike
* Elektroni * Protoni * Neutroni * Orbitali * Parimi i përjashtimit i Paulit * Konfigurimi elektronik * Mekanika kuantike * Bërthama e atomit
Historia e kimisë * Alkimia * Zbulimi i elementeve kimike * Historia e kimisë * Historia e industrisë kimike |
|