mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Biologjia... Wed Dec 24, 2008 1:11 pm |
|
|
Biologjia
Biologjia (nga greq. βίος, vios - jetë, dhe λόγος, logos - fjalë, mësim, dije) është degë e shkencës që merret me studimin e jetës. Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.
Historia e biologjisë
Disa nga zbulimet më të mëdha në biologji janë:
* Qeliza * Gjenetika * Evolucioni * ADN * ARN
Biologjia e parashtazorëve
Në grupin e njëqelizorëve përmblidhen shtazë shumë të vogla, trupi i të cilave përbëhet nga një qelizë e vetme, në të cilat kryhen të gjitha veprimet jetësore. Disa prej tyre jetojnë në ujërat tokësorë, të tjerat në ujërat e deteve e disa në organizmin e kafshëve, të bimëve, në trupin e njeriut etj. Sipas formës së trupit protozoarët ndryshojnë ndërmjet vete. Disa kanë formë të përhershme, por janë të pajisura me kamxhik (kamxhikorët), me qepalla (qepallorët), e disa nuk kanë formë të përhershme, siç janë amebat (rizopodet). Të gjitha këto shtazë me një emër i quajmë protozoare (parashtazore). __________________ www.ast-crew.info - Informatika Shqiptare
për çfarë do ndihme posto në forum, ju lutem mos bëni kerkesa për add në MSN apo mesazhe private! Kurse për çfarë do problemi me faqën ast-crew.info kontakto në email: ast.crew@gmail.com
nderto.com - Webhosting, Web Development (+design), Resellers, Dedicates Server, të gjitha në një vend, të garantuara! |
|