mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Preferohet doza mujore e vitaminës D Wed Dec 24, 2008 1:17 pm |
|
|
Preferohet doza mujore e vitaminës D Një dozë e vetme mujore e vitaminës D brenda muajit ka efekt të ngjashëm sikurse dozat e vogla që jepen brenda javës, sugjeron një studim i zhvilluar në Izrael. Statusi adekuat i vitaminës D kohëve të fundit është një temë shumë aktuale, pasi që supozohet se rekomandimet e deritanishme të vitaminës janë të ulëta, prandaj disa njerëz kanë nivele të ulëta të vitaminës D në gjak.
Në rast se të moshuarit të cilët shumë rrallë i ekspozohen diellit kanë nivel të ulët të vitaminës D në gjak, atëherë ekziston mundësia për thyerjen e eshtrave, prandaj ata kanë nevojë për preparate shtesë të vitaminës D.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar të kihet kujdes në dozën e vitaminës D, pasi që nëse merret një sasi e madhe e vitaminës mund të rrit menjëherë nivelin e kalciumit që mund të shkaktojë probleme.
Megjithatë studimet e reja pohojnë se nëse vitamina D dozohet vetëm njëherë për një muaj, atëherë nuk ekzistojnë këto probleme, ndërsa efekti është i njëjtë. __________________ |
|