mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: KAPILARET... Wed Dec 24, 2008 1:31 pm |
|
|
Kapilarët
Kapilarët janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat. |
|