mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Gadishulli Ballkanik Wed Dec 24, 2008 2:56 pm |
|
|
Gadishulli Ballkanik Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyror. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore , orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare.
Karakteri malor i Gadishullit Balkanik është element kryesor i diferencimit të relievit. Në përbërjen e tij dallohen qartas dy grupe: sistemi i maleve të vjetra dhe sistemi i maleve të rrudhosura në kohë të re.
Sistemi i maleve të vjetra është përfaqësuar me Rodopet, kurse sistemi i maleve të reja është përfaqësuar me Dinaritet dhe me Malet Ballkan. |
|