mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Duhani demton... Wed Dec 24, 2008 1:24 pm |
|
|
Duhani dëmton enët e gjakut të fëmijëve Dëmtimet e enëve të gjakut te fëmijët me të dy prindërit duhanxhinj, mund të zbulohen që në moshë të hershme, thonë shkencëtarët holandezë 23 Nëntor, 2008 Rezultatet e botuara në revistën shkencore “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” bazohen në analizën me ultrazë të gjendjes së enëve të gjakut te 732 të rinj, me moshë mesatare 28 vjeç. Në bazë të rezultateve të fituara, 29% e nënave dhe më shumë se 60% e baballarëve të pjesëmarrësve në studim kishin pirë duhan në kohën kur këta fëmijë ishin ende në bark të nënës. Me këtë rast është parë se gjendja më e keqe ishte te enët e gjakut të personave, nënat e të cilëve kishin pirë duhan gjatë shtatzënësisë, si dhe te ata që të dy prindërit kishin qenë duhanxhinj. Edhe studimet e mëparshme kishin treguar se ekspozimi ndaj tymit të duhanit në fazën fetale të zhvillimit lidhet me një masë më të vogël të të sapolindurve, si dhe me rritjen e rrezikut nga malformacionet e ndryshme gjenetike __________________ |
|