mst
WeBMasteR
Age :
Registration date : 21/12/2008
Numri i postimeve : 335
RanK : WebMasteR
|
Titulli: Substanca kimike... Wed Dec 24, 2008 1:25 pm |
|
|
Substancat kimike rrezikojnë pëlleshmërinë Në një ambient të stërmbushur me substanca kimike, gjithnjë e më shumë meshkuj kanë problem me pëlleshmëri dhe malformacione gjenetike
Studime të shumta evropiane dhe amerikane tregojnë se numri i spermatozoideve te meshkujt është përgjysmuar në 50 vitet e fundit, kurse rritet vazhdimisht numri i rasteve me kancer testikujsh dhe me malformacione gjenetike, që kryesisht hasen te meshkujt e rinj. Simpoziumi me temë “Ambienti kimik, pëlleshmëria dhe rritja e fëmijëve” që do të mbahet në Paris, do të mundësojë këmbimin e përvojave midis ekspertëve evropianë. Në këtë tubim shkencor, temë kryesore do të jenë ftalatet dhe bisfenoli A, substanca që gjenden gjithnjë e më shumë në përditshmërinë tonë e që kanë ndikim të ngjashëm me hormonet femërore, prandaj shkencëtarët i konsiderojnë ato si shkaktarë të çrregullimeve hormonale, duke shkaktuar feminizmin e meshkujve __________________ |
|